Samiti i Varshavës, Ruçi-Balla në festimet e 550-vjetorit e parlamentarizmit polak

TIRANË,13 korrik /ATSH- I. Vata/ – Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla morën pjesë sot në 550-vjetorin e parlamentarizmit polak dhe 100-vjetorin e rifitimit të pavarësisë së Polonisë.

Po ashtu, bëhet e ditur se kryetari i Kuvendit, Ruçi dhe kryetari i grupit parlamentar të PS-së Balla, bashkë me kryetarët e delegacioneve pjesëmarrëse në samit, ishin të pranishëm në seancën e Asamblesë Kombëtare të Polonisë, mbajtur në 13 korrik, në të cilën përshëndeti Presidenti i Republikës, Andrzej Duda.

Në këtë veprimtari, delegacioni i Kuvendit shoqërohej nga Ambasadorja e Shqipërisë në Poloni, Shpresa Kureta.

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi prej dy ditësh ndodhet në Varshavë ku po merr pjesë në Samitin e Kryetarëve të Parlamenteve të Europës Qendrore e Lindore në Varshavë, si edhe në kremtimin e 550-vjetorit të parlamentarizmit në Poloni, në datat 12-13 korrik, i ftuar nga Kryetari i Senatit dhe Kryetari i Parlamentit të Polonisë. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.