Parashikimi i motit, e premte 13 korrik 2018

TIRANE, 13 korrik /ATSH/ – Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët në mëngjes, ndërsa në mesditë përgjatë zonave malore vranësirat pritet të jenë të pakta.

Kjo situatë do të shoqërohet me një erë të lehtë nga juglindja dhe veriperëndimi deri 8 m/sek, ndërsa prej mesditës në brigjet e Jonit do të fitojë intensitet deri 14m/sek.

Valëzimi i forcës 3 dhe 4 do të jetë më i theksuar në bregdetin jugor.

Temperaturat parashikohen:

Vendet Malore                  15/30

Vendet e Ulta                  18/33

Vendet Bregdetare          20/31    /e.malaj//m.m/13

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.