Kosovë, drejtuesit më të lartë të shtetit do takojnë Mogherini-n

Drejtuesit e institucioneve të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli,  kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendës-kryeministri i parë dhe ministër i Jashtëm, Behgjet Pacolli, zëvendës-kryeministri Fatmir Limaj dhe zëvendës-kryeministri dhe ministër për Diasporë dhe Investime Strategjike, Dardan Gashi, vendosën sot në një takim të përbashkët, që të mërkurën e datës 18 korrik të takojnë Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian Frederica Mogherini në Bruksel.

Udhëheqësit e institucioneve të Republikës së Kosovës, do t’i konfirmojnë Mogherini-t përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, për dialog me Serbinë dhe po ashtu përkushtimin dhe angazhimin tyre për përfshirjen e opozitës në dialog, respektivisht krijimin e një ekipi gjithëpërfshirës. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.