BOGOTA – Ngrohja globale çon në shkrirjen e një të pestës së akullnajave në Kolumbi

BOGOTA, 13 korrik /ATSH-AFP/ – Kolumbia ka humbur rreth një të pestën e shkëmbinjve akullnajore në shtatë vitet e fundit, për shkak të ndryshimeve klimatike, njoftuan sot autoritetet kolumbiane të mjedisit.

‘’Për shkak të motit ekstrem që lidhet me fenomene natyrore dhe ndryshimet klimaterike, sipërfaqja e përgjithshme e gjashtë akullnajave kolumbiane është zvogëluar nga 45 kilometra katror në vitin 2010 në 37 në vitin 2017 (18%), sqaroi në një komunikatë për shtyp Instituti i Hidrologjisë dhe Meteorologjisë dhe studimeve mjedisore (IDEAN).

Këto dy vitet e fundit, 5,8% e sipërfaqes së akullnajave të vendit është zhdukur, ndarë në dy vargmalet kryesore, Sierra Nevada del Cocuy dhe la Sierra Nevada Santa Marta (veri-lindje), dhe katër vullkanet Ruiz, Santa Isabel, Tolima dhe Huila (qendër).

Me këtë ritëm, Santa Isabel mund të zhduket në dhjetë vitet e ardhshme, u shpreh Omar Franco, drejtor i IDEAN.

Ministri kolumbian i Mjedisit, Luis Gilberto Murillo u shpreh se pasojat e ngrohjes klimatike janë të mëdha për vendin, duke specifikuar se 30% e biodiversitetit të Kolumbisë, shteti i dytë që ka shifrën më të madhe në botë pas Brazilit, mund të zhduket./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.