Tradita e festave shqiptare zbret në Durrës me “Akullore si dikur ”

370

 

https://www.facebook.com/klosiblendi/videos/2084690131818620/

TIRANE, 12 korrik /ATSH/ -“Akullore si dikur”është festa e kulinarisë që ka zbritur në shëtitoren e Durrësit, ku mijëra qytetarë dhe pushues të këtij qarku, kanë shijuar produktin tipik të qytetit bregdetar, në një panair në hyrje të Vollgës, vendin simbol të këtij qyteti.

Pushuesit e huaj janë njohur dhe kanë shijuar produktin karakteristik të prodhuar në mënyra të ndryshme, pa humbur shijen tipike të akullores së famshme të qytetit bregdetar. Vetë prodhuesit e kanë vlerësuar nismën, si një gjetje e promovimit të produktit të tyre.

I pranishëm në këtë panair ishte ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako të cilët deklaruan se festa e akullores që bëhet për herë të parë këtë sezon, do të përsëritet sërish gjatë muajit gusht dhe nuk do të jetë e vetmja.

Në gjithë bregdetin e Durrësit, turistët do të vijojnë të shijojnë produktet shqiptare, për të marrë nga këto pushime shijen tradicioanale të vendit tonë, bashkë me mikpritjen e “Smile Albania”.

“Tradita e festës sot ka zbritur në Durrës, e kemi thënë shpesh që ky sezon do të jetë i mbushur me aktivitete dhe sot e kemi zgjedhur Durrësin për të organizuar së bashku me Bashkinë këtë aktivitet, panairin e akullores apo një konkurim të shumë kompanive tradicionale dhe të reja që po prodhojnë akullore në Durrës”, – tha Klosi.

Sipas tij, të gjithë turistët që vizitojnë jo vetëm qytetin e Durrësit, por dhe gjithë zonat përreth mund të vijnë në shëtitoren e Durrësit në ditët e organizimit të këtij panairi dhe të shijojnë traditën durrsake.

Festa do të organizohet edhe dy herë të tjera në Durrës, por nuk do të jetë e vetmja, ka organizime në zonën e hotelerisë së turizmit në Golem si dhe në Gjirin e Lalzit. Bashkia e Durrësit dhe gjithë pushuesit në këtë zonë do të kenë ditë të ndryshme, festa të ndryshme, që dëshmojnë traditën e kësaj treve. /e.malaj//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.