The Sun: Lini Greqinë për Shqipërinë, është më lirë dhe njësoj e mrekullueshme!

251

LONDËR, 12 korrik /ATSH/ – Mund të kurseni para duke këmbyer pushimet në buzë të detit në Greqi me bregdetin Shqiptar, shkruan e përditshmja britanike “The Sun”.

“Bregdeti jonian i Shqipërisë është shumë pranë atij të Korfuzit dhe mund të arrihet lehtësisht që nga ishulli grek dhe plazhet e saj janë njësoj të mrekullueshme. Nëse dëshiron të krijosh varietet përse të mos vizitosh Shqipërinë?”, thekson gazeta në një artikull që i dedikohet destinacioneve alternativë, ndaj atyre popullore, për të kaluar pushime të mrekullueshme.

“Një avantazh i madh është fakti se është shumë më e lirë se sa fqinji, shumë i pëlqyer por i mbytur me turistë”, thuhet në këtë artikull.

“Një kriko kushton vetë 0,58 paund në Shqipëri kundrejt 1,8 paund në Korfuz, nuk po bëjmë shaka!”, përfundon “The Sun”. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.