Ministria e Diasporës e gatshme të bashkëpunojë me Odën e Afarizmit të Kosovës

PRISHTINE, 12 korrik /ATSH/ -Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga zëvendësministri i Diasporës dhe Investimeve Strategjike Faruk Nura.

Kryetari i Bordit të OAK-së, Skënder Krasniqi, theksoi se “bizneset kanë nevojë për mbështetje nga institucionet vendore. Kosova ka shumë mundësi për investime të huaja dhe duhet bashkëpunim i ngushtë në mënyrë që të krijohet një klimë më e mirë të të bërit biznes”.

Drejtori i bordit, Hamdi Malushaj, tha se “shteti duhet të bëjë analiza të ligjeve, për të harmonizuar funksionimin e tyre”.

OAK është e interesuar që të krijojë partneritet me institucionet për zhvillimin ekonomik. Ai gjithashtu shtoi se OAK është një ide e biznesit, e themeluar nga vetë bizneset në mënyrë që t’iu shërbejë bizneseve.

Nura premtoi mbështetje maksimale për bizneset, duke theksuar se vendi të ecë përpara vetëm atëherë kur sektori privat është i zhvilluar. Të dyja palët ranë dakord për bashkëpunim të vazhdueshëm dhe koordinim në çështjet me interes të zhvillimit ekonomik./KosovaPress//e.malaj/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.