LONDËR – Trump në vizitë zyrtare në sfondin e një klime konfliktuale

159

LONDËR, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan fillon sot vizitën e parë zyrtare në Britaninë e Madhe, ku do të takohet me kryeministren, Theresa May dhe mbretëreshën Elizabeth II.

Vizita do të përqendrohet në lidhjet tregtare me Londrën, që është e gatshme të nënshkruajë një marrëveshje të tregtisë së lirë me Uashingtonin pas Brexit në mars 2019.

Kjo vizitë zhvillohet në kuadër të një turneu europian që do të mbyllet me një samit historik dypalësh me presidentin rus, Vladimir Putin, të hënën në Helsinki.

“Nuk ka aleancë më të fortë se marrëdhënia jonë speciale me SHBA-në dhe nuk do të ketë aleancë më të rëndësishme në vitet e ardhshme”, deklaroi kryeministrja Theresa May, në një komunikatë.

“Këtë javë, ne do të kemi mundësinë për të thelluar këtë marrëdhënie tregtare unike dhe të fillojë bisidimet mbi mënyrën se si do të krijojmë një partneritet tregtar të riforcuar, ambicioz dhe afatgjatë”, shtoi ajo.

Ambasadori i SHBA-së në Britaninë e Madhe, Woody Johnson theksoi se Trump po synonte të arrinte një marrëveshje dypalëshe dhe të shpejtë./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.