Joaquin Phoenix në rolin e ikonës të së keqes, Joker

238

TIRANË, 12 korrik /ATSH/ – Joaquin Phoenix do të bëjë pjesë në familjen e madhe të DC Comics. Është konfirmuar zyrtarisht që do të interpretojë Joker-in në një tjetër film  dedikuar ikonës të së keqes, armik i Batmanit.

Filmi do të ketë për regjisor Todd Phillips dhe do të jetë tërësisht i shkëputur nga ai i mëparshmi, duke inauguruar kështu një cikël më autorial dhe më të zymtë se pararendësi, i cili është kritikuar deri më tani.

Filmi është përkufizuar nga krerët e DC si një histori e ‘kazanit që zien’ ambientuar në qytetin e Gotham në vitet ’80.

Xhirimet pritet të nisin në vjeshtë, me një buxhet prej afro 55 milionë dollarë (shifër shumë e ulët për një kinemakomik), dhe mund të dalë në ekranin e madh që në 2019-n.

Joaquin Phoenix mori tre nominime në Oscar për punën e tij në “The Master” të Paul Thomas Anderson, “Kur dashuria djeg shpirtin” të James Mangold, në rolin e Johnny Cash dhe “Gladiatori” të Ridley Scott.

Gjithashtu, fitoi çmimin si Aktori më i mirë në Festivalin e Kanës në 2017-n për filmin: “You Were Never Really Here” të Lynne Ramsey./a.a//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.