Holanda do të përkrahë Kosovën për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare

PRISHTINË, 12 korrik/ATSH/- Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems, e cila theksoi se “shteti i saj do të përkrahë Republikën e Kosovës në anëtarësimin e organizatave ndërkombëtare”.

të cilën e falënderoi për përkrahjen e dhënë për Republikën e Kosovës, në veçanti Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gjatë takimit Willems de Gashi biseduan për angazhimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe institucioneve të sigurisë, në plotësimin e kritereve që kërkohen për anëtarësimin e Kosovës në Bashkimin Europian.

Ministri Gashi tha se “Republika e Kosovës i ka përmbushur të gjitha kriteret sa i përket procesit të liberalizimit të vizave”.

Me këtë rast ai kërkoi nga ambasadorja Willems, që Holanda të ndihmojë në përshpejtimin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Ndërsa ambasadorja e Holandës, Gerrie Willems, shprehu gatishmërinë e saj për vazhdimin e bashkëpunimit mes të dy shteteve., duke theksuar se ./k.s/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.