FOKUS – Londra paraqet detajet e marrëdhënieve tregtare post-Brexit me BE-në

114

LONDËR, 12 korrik /ATSH-AFP/  – Kryeministrja britanike, Theresa May ende e ekspozuar nga një revoltë e brendshme e partisë së saj publikon sot detajet e propozimit të saj për marrëdhëniet tregtare post-Brexit me Bashkimin Europian, të pritshme prej shumë kohësh në Bruksel.

Ekzekutivi britanik kërkon të ruajë lehtësirat e shkëmbimeve tregtare në sajë të krijimit të një sërë rregullash të përbashkëta që do t’i mundësojë sektorit të shërbimeve të distancohet nga rregullat europiane, dhe për ti dhënë fund lëvizjes së lirë të individëve.

Propozimi mbron gjithashtu një partneritet të ngushtë me BE-në për çështjet e sigurisë.

‘’Ky është një vizion një respekton rezultatin e referendumit (të qershort 2016) dhe ofron një Brexit të bazuar në parimet dhe aspektet operacionele’’, pritet të konfirmohet nga ministri i ri i Brexit, Dominic Raab në prezantimin e Librit të Bardhë në Parlament, sipas disa pjesëve të shkëputura të fjalimit të transmetuar në avancë.

Një vizion i krijuar në marrëdhënie të ngushtë me realitetet ekonomike që po përjeton vendi prej dy vitesh, me një ngadalësim të investimeve, të rritjes ekonomike dhe tashmë kërcënimeve për zhvendosje të shfaqura nga disa grupe të mëdha europiane.

Por ky projekt, paraprakisht i miratuar nga i gjithë kabineti qeverisës, shkaktoi një krizë të thellë në fillim të javës shoqëruar me dorëheqjet e ministrit të Brexit, David Davis dhe atë të Punëve të Jashtme, Boris Johnson, të cilët mbështesin tezën e një shkëputje të qartë me BE-në./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.