BRUKSEL – Trump : Unë besoj tek NATO

BRUKSEL, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Unë besoj tek NATO, u shpreh sot presidenti amerikan, Donald Trump pavarësisht kritikave të përsëritura në lidhje me financimin e Aleancës, në samitin dyditor në Bruksel.

‘’Nuk është e nevojshme të kërcënosh me largimin nga institucioni për të bindur aleatët për rritjen e kuotave financiare për mbrojtjen, siç e kam shprehur hapur ditët e fundit’’, theksoi Trump në një konferencë shtypi.

Presidenti amerikan, Donald Trump u shpreh se do të diskutonte për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 gjatë takimit që do të zhvillojë javën e ardhshme në Helsinki me Vladimir Putin.

I pyetur gjatë konferencës për shtyp në Bruksel në lidhje me çështjet që do të ngrihen me presidentin rus, Trump u përgjigj se ne do të drejtojmë pyetje në lidhje me Sirinë, ndërhyrjen ruse në zgjedhje, çështjen tuaj të preferuar./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.