BM – May citon Churchill duke i kërkuar Trump një marrëveshje të tregtisë së lirë

151

LONDËR, 12 korrik /ATSH-DPA/ – Kryeministrja Theresa May citoi sot liderin britanik të Luftës së Dytë Botërore, Winston Churchill ndërkohë që priste presidentin amerikan, Donald Trump në Birtani të Madhe me një kërkesë për një marrëveshje të tregtisë së lirë mes dy kombeve pas Brexit.

“Të kishim SHBA-në në krahun tonë ishte, për mua, kënaqësia më e madhe”, tha May duke cituar Churchill.

“Tani, për përfitimin e popujve tanë, le të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë”, i tha ajo Trump-it.

Trump u largua sot në mbrëmje nga Londra me një helikopter në drejtim të Pallatit Blenheim, vendlindja e Churchill-it pranë Oksfordit, ku May do të zhvillojë një darkë mirëpritjeje dhe një paradë ushtarake për ta nderuar. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.