ARKEOLOGJI – MEKSIKË – Lëkundjet e tokës nxjerrin në pah rrënojat e një tempulli dedikuar Perëndisë së Shiut

MEKSIKO, 12 korrik /ATSH-AFP/ – Lëkundjet e tokës që shkatërruan qendrën e Meksikës 19 shtatorin e kaluar nxorrën në pah një zbulim të rëndësishëm arkeologjik, rrënojat e një tempulli dedikuar Tlaloc-ut, Perëndisë së Shiut në periudhën e civilizimit të Meksikas, që ndodhet brenda piramidës së Teopanzolko, në shtetin qendror të Morelos.

Tempulli u prezantua sot për median në Cuernavaca, kryeqytet i Shtetit të Morelos ku ndodhet piramida e Teopanzolco, figurë e civilizimit tlauik që u zhvillua në rajon, aty ku gërshetohen kulturat azteke dhe meksika.

Për shkak të lëkundjeve të tokës, piramida ka pësuar modifikime të shumta në pjesën qëndrore të strukturës së saj, sqaroi për median, Bárbara Koniecza arkeolog i Institutit kombëtar të Anthropologjisë dhe Historisë (INAH).

Më 19 shtator një tërmet me magnitudë 7,1 ballë me epiqendër midis shteteve të Morelos dhe Pueblas tronditi qendrën e Meksikos, ku u regjistruan 369 të vdekur kryesisht në kryeqytet.

Tërmeti goditi pjesën e sipërme të piramidës, ku u zbuluan dy tempuj, njëri dedikuar Huitzilopochtli, perëndisë më të rëndësishme të Meksikas, tjetri Tláloc, Perëndisë së Shiut.

Terreni i dy vendeve të shenjta është copëzuar më pas është thelluar, duke rrezikuar qëndrueshmërinë e zonës.

Në kohën që INAH-ja po bënte kërkime me anë të radari gjurmues për të rigjetur strukturën e piramidës, ekipi i saj zbuloi rrënojat e një strukture të fshehtë, dedikuar kryesisht Tláloc.

Mbetje të qeramikës dhe një temian që daton nga epoka Tlahuic u zbuluan gjithashtu./

/v.b/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.