Tatimet publikojnë listën e subjekteve me shkelje

TIRANË, 11 korrik/ATSH/- Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi sot listën e tatimpaguesve të cilët gjatë kontrolleve të ushtruara rezultoi se nuk kishin instaluar pajisjen fiskale apo nuk lëshonin kuponin tatimor.

Lista përmban 127 subjekte, të cilat janë subjekte të gjetura me shkelje të përdorimit të kasës fiskale më shumë se një herë. Për pasojë të gjitha subjektet janë gjobitur nga inspektorët tatimorë.

Sipas burimeve zyrtare të administratës tatimore, publikimi i identitetit të tatimpaguesit të gjetur me kundërvajtje në përdorimin e kasës fiskale buron nga ligji i procedurës tatimore.
/a.gjonaj//m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.