Më shumë se 19 milionë telespektatorë në TF1 për ndeshjen Francë-Belgjikë

256

PARIS, 11 korrik /ATSH-AFP/ – Rreth 19,1 milionë telespektatorë kanë ndjekur dje në mbrëmje në TF1 fitoren e bluve ndaj diajve të kuq belg (1-0) në gjysmëfinalen e Botërorit, një rekord audience që prej vitit 2016, sipas të dhënave të Mediametrie, publikuar dje.

TF1 ka regjistruar një pjesë të audiencës (PDA) prej 70,5% gjatë takimit Francë-Belgjikë, që u transmetua nga Shën Petërburgu.

Stacioni ka regjistruar një pik prej 22,3 milionë telespektatorësh gjatë takimit.

Pa qenë një rekord absolut audience, ky është rezultati më i mirë që prej fillimit të Botërorit, i arritur nga TF1 që prej gjysmëfinales së Euro 2016 të futbollit mes Francës dhe Gjermanisë.

TF1 ka kaluar disa herë nivelin e 20 milionë telespektatorëve gjatë Kampionateve Botërore të mëparshme, veçanërisht në 1998 dhe 2006./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.