Krijohet baza e të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve

240

TIRANË, 11 korrik /ATSH/ Qeveria vendosi në mbledhjen e sotme të krijojë bazën e të dhënave shtetërore për sistemin elektronik të lejeve (sistemi “e-Leje”), për të gjitha kërkesat dhe lejet, sipas legjislacionit të planifikimit dhe zhvillimit të territorit. Vendimi është marrë me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Institucioni që administron informacionin në sistemin elektronik të lejeve është Agjencia e Zhvillimit të Territorit (AZHT), në cilësinë e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit, që ka akses në sistemin e elektronik të lejeve (“e-Leje”), në drejtim të verifikimit të të dhënave parësore dhe dytësore që kjo bazë të dhënash grumbullon, si dhe të përmirësimit të procedurave që kryhen nëpërmjet sistemit elektronik.

Qeveria miratoi edhe kompetencat e Agjencisë së Zhvillimit të Territorit si ofrimi i asistencës ligjore dhe procedurale për bashkitë, trajnimin e stafit të bashkive dhe institucioneve, miratimin e listave dhe formularëve TIP të dokumentacionit që do të kërkohen nga autoritetet vendore, për aplikimet on-line, për çdo shërbim që ofrojnë, në përputhje me kushtet dhe kriteret e përcaktuara ligjore.

Të dhënat e sistemit “e-Leje” janë:

  1. a) Deklaratë paraprake për kryerje punimesh;
  2. b) Leje zhvillimi;
  3. c) Leje ndërtimi për ndërtime të reja me sipërfaqe deri në 250 m² për bashki dhe KKT;

ç) Leje ndërtimi për ndërtime të reja me sipërfaqe më të madhe se 250 m² për bashki dhe KKT;

  1. d) Leje ndërtimi infrastrukture për bashki dhe KKT;
  2. dh) Leje ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues me sipërfaqe deri në 250 m² për bashki dhe KKT;
  3. e) Leje ndërtimi për shtesë në ndërtim ekzistues me sipërfaqe më të madhe se 250 m² për bashki dhe KKT;

ë) Leje ndërtimi për rikonstruksion pa ndryshim funksioni për bashki dhe KKT;

  1. f) Leje ndërtimi për rikonstruksion me ndryshim funksioni për bashki dhe KKT;
  2. g) Leje për ndryshimin e projektit gjatë ndërtimit për bashki dhe KKT;
  3. gj) Leje ndërtimi për prishje të ndërtimit ekzistues për bashki dhe KKT;
  4. h) Leje për shtyrjen e afatit të lejes së ndërtimit për bashki dhe KKT;
  5. i) Leje për ndryshimin e funksionit për bashki dhe KKT;
  6. j) Leje për ndryshimin e subjektit zhvillues për bashki dhe KKT;
  7. k) Njoftim për fillimin e punimeve;
  8. l) Njoftim për raportin e mbikëqyrjes;
  9. ll) Njoftim për raportin e kolaudimit;
  10. m) Njoftim për ndryshimin e subjektit zbatues;
  11. n) Certifikatë përdorimi për bashki dhe KKT.

Sistemi “e-Leje” ndërvepron me bazat e të dhënave shtetërore. Sistemi “e-Leje” garanton përdorimin e sistemit elektronik të lejeve nga të gjithë aplikuesit dhe institucionet e përfshira, me qëllim thjeshtimin e procedurave dhe ofrimin e shërbimit me një ndalesë, në kuadër të ushtrimit të funksionit të kontrollit të zhvillimit të territorit, në përputhje me legjislacionin për planifikimin dhe zhvillimin e territorit. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.