BRUKSEL – Trump: Kam marrëdhënie shumë të mira me Merkel

BRUKSEL, 11 korrik /ATSH-DPA/ – Presidenti amerikan, Donald Trump ka një marrëdhënie “shumë, shumë të mirë” me kancelaren gjermane, Angela Merkel, sipas deklaratave të kreut të Shtëpisë së Bardhë gjatë një takimi kokë më kokë, në kuadër të samitit të NATO-s, pas kritikave verbale në lidhje me shpenzimet e mbrojtjes dhe marrëveshjes së gazit Gjermani-Rusi.

“Ne zhvilluam një takim fantastik”, tha Trump duke theksuar se kishin biseduar edhe për shpenzimet ushtarake dhe çështjet e tregtisë.

“SHBA-ja ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Gjermaninë”, shtoi ai.

Merkel tha se ata diskutuan gjithashtu për çështjet e migracionit, duke shtuar se Gjermania dhe SHBA-ja janë partnere shumë të mira. /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.