BRUKSEL – Trump: Aleatët duhet të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 4% të PBB-së

234

BRUKSEL, 11 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan Donald Trump i sugjeroi sot anëtarëve të NATO-s që të rrisin shpenzimet ushtarake me 4% të PBB-së (Prodhimi i Brendshëm Bruto), pra dyfishi i objektivit prej 2% që kanë deri në vitin 2024, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Trump sugjeroi se “vendet duhet të respektojnë jo vetëm angazhimin e tyre për t’i dedikuar 2% të PBB-së së tyre shpenzimeve për mbrojtjen, por duhet ta rrisin atë në 4%”.

Këtë deklaratë ai e bëri gjatë fjalimit që mbajti në ditën e parë të samitit të Aleancës së Atlantikut në Bruksel, njoftoi Sarah Sanders, sëdhënëse e ekzekutivit amerikan. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.