Linja e re elektrike zgjidh problemin e tensionit të ulët në Lushnje

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ – Operatori i Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), ka përfunduar shtrimin e linjës së re të energjisë elektrike në zonën e Qerretit të bashkisë Lushnje, duke i dhënë zgjidhje përfundimtare situatës së krijuar ndër vite të linjave të vjetra dhe problemeve të furnizimit me energji elektrike.

Në një postim në “Facebook”, OSHEE njofton se, “nisur nga ankesa publike e abonentëve në fshatin Qerret të bashkisë Lushnje për nivel të ulët të tensionit dhe linja të vjetra të amortizuara, OSHEE dega Lushnje, mori të gjitha masat për shtrirjen e një linje të re me qëllim zgjidhjen e problemit”.

Puna nisi që nga kabina elektrike “Qerret i Ri 02” ku u ndryshua transformatori dhe u vendosën automate, linjë e re kabllore abc 970 ml së bashku me aksesorët e linjës, shtylla etj.

Nga ky investim përfitojnë rreth 30 abonentë, të cilët aktualisht kanë nivel tensioni optimal. /e.xh/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.