BRUKSEL – BE dhe NATO rikonfirmojnë lidhjen transatlantike dhe bashkëpunimin

BRUKSEL, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Në prag të samitit të NATO-s që do të mbahet në Bruksel të mërkurën dhe të enjten, BE dhe Aleanca Atlantike rikonfirmuan vullnetin e tyre për të bashkëpunuar dhe konfirmuan lidhjen e tyre transatlantike.

Këto vlera bashkëpunimi bëjnë pjesë në deklaratën e përbashkët që Presidenti i Komisionit të BE-së, Jean-Claude Juncker, Presidenti i Këshillit Europian Donald Tusk dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg do të nënshkruajnë në Bruksel.

Deklarata e përbashkët ndërinstitucionale u bë në kuadër të angazhimit të ndërmarrë dy vjet më parë për konfirmimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes mes strukturave të BE-së dhe NATO-s.

Kjo ndodh ndërkohë që presidenti amerikan, Donald Trump ka rritur kritikat për shpenzimet ushtarake të vendeve partnere të Aleancës duke përmendur veçanërisht Gjermaninë. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.