WELLINGTON – Zelanda e Re blen avionë Boeing të patrullimit detar

209

WELLINGTON, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Zelanda e Re njoftoi sot blerjen me vlerë 1,4 miliardë euro të katër avionëve Boeing  të patrullimit detar nga qeveria amerikane.

Boeing P-8A Poseidon, avionë të patrullimit detar të specializuar në luftën anti-nëndetëse, anti-anije dhe të shërbimit sekret elektronik për të zëvendësuar gjashtë P-3 Orion të amortizuar, në aktivitet nga vitet 1960.

Ministri Mbrojtjes, Ron Mark u shpreh se kjo blerje i mundëson Zelandës së Re për të planifikuar projekte në mënyrë të pavarur në situata detare dhe kur të jetë e nevojshme të bashkëpunojë me partnerë të tillë si Australia, Britania e Madhe dhe SHBA-ja.

Gjysma e këtij buxheti do të shkojë për blerjen e avionëve, pjesa e mbetur do të shërbejë për të financuar infrastrukturën dhe pajisje të tjera në fushën e aeronautikës.

Wellington ka nën përgjegjësinë e tij një zonë të gjerë për kërkime dhe për të ofruar ndihmë në rast rreziku në oqeanet që rrethojnë Antarktidën dhe Paqësorin Jugor.

Vendi dislokon gjithashtu rregullisht pajisje ushtarake për të shoqëruar ndihmat humanitare në Paqësor.

Tashmë kapaciteti ynë i patrullimit detar është i fokusuar në sigurinë kombëtare të Zelandës së Re dhe kompetencën tonë për të kontribuar krah përpjekjeve në rang botëror për sigurinë globale./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.