RUMANI – Presidenti shkarkon drejtuesen e Prokurorisë Antikorrupsion

BUKURESHT, 9 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria e majtë rumune siguroi largimin e drejtueses së Prokurorisë Antikorrupsion (DNA) Laura Codruta Kovesi, shkarkuar sot nga presidenti, i cili ishte shprehur kundër shkarkimit të kësaj magjistrateje, kthyer në fytyrën e pushtetit gjyqësor në vend.

Presidenti rumun, Klaus Iohannis ka pranuar më në fund të shkarkojë drejtuesen e Prokurorisë Antikorrupsion (DNA), Laura Codruta Kovesi, e cila merrej me çështje të lidhura me korrupsionin në vend.

Presidenca rumune njoftoi sot shkarkimin e shefes së Prokurorisë Antikorrupsion (DNA) Laura Codruta Kovesi.

Koalicioni në pushtet do të diskutojë sot një shkarkim të mundshëm të presidentit të qendrës së djathtë, Klaus Iohannis, të cilin e akuzon për pezullimin e shkarkimit të Kovesit.

Social-demokratët kanë ndërmarrë një ndryshim rrënjësor të funksionimit të drejtësisë, kritikuar në mënyrë të veçantë nga kancelaritë perëndimore./
/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.