Forcat e Armatosura pastrojnë disa tonë mbetje nga Parku i Karavastasë

TIRANË, 9 korrik /ATSH- I. Vata/ – Forcat e Armatosura, në kuadër të shërbimit ndaj qytetarëve, kanë vijuar sot aksionin e pastrimit të plazhit të Divjakës dhe kryesisht pastrimin e mbetjeve të harruara për 28 vjet në Parkun e Karavastasë.

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se janë larguar disa tonë mbetje nga Kanali i Vaut, pjesë e parkut kombëtar Divjakë–Karavasta.

Në një postim në “Facebook”, Xhaçka shprehet se “veç plazhit, disa tonë mbetje u larguan edhe nga Kanali i Vaut, pjesë e parkut kombëtar Divjakë–Karavasta. Ishin aty prej gati 28 vjetësh, në mes të shtegut që përshkohet me varkë si pjesë e guidës në park”, shkruan ajo. /m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.