AXHENDA NDËRKOMBËTARE 09/7/2018

MADRID (Spanjë) – Takimi i parë i parashikuar mes kryeminsitrit të ri, Pedro Sanchez dhe presidentit të pavarur të rajonit të Katalonjës, Quim Torra.

ANKARA (Turqi) – Presidenti, Recep Tayyip Erdogan bën betimin pas rizgjedhjes më 24 qershor dhe përshëndet hyrjen në një sistem presidencial që i jep pushtete të zgjeruara.

Ai do të prezantojë menjëherë më pas qeverinë e re.

BRUKSEL (Belgjikë) – Samit BE-UKrainë për të biseduar për tregtinë dhe reformat ekonomike dhe gjithashtu për marrëdhëniet me Rusinë.

LONDËR (Britani e Madhe) – Fjalim i kryeministres, Theresa May në Parlament pas marrëveshjes së ministrave për Brexit dhe dorëheqjes së ministrit për Brexit, David Davis.

BUKURESHT (Rumani) – Mblidhet e majta në pushtet për të parashikuar një shkarkim të presidentit të qendrës së djathtë.

LONDËR (Britani e Madhe) – Britania e Madhe pret një samit të ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit.

VERSAJË (Francë) – Kongres i Parlamentit me fjalimin e presidentit francez, Emmanuel Macron.

UASHINGTON (SHBA) – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo shkon në Phenian, Tokio, Hanoi, Abu Dabi dhe Bruksel nga 5 deri më 12 korrik.

PEKIN (Kinë) – Seancë e komitetit të përhershëm të Asamblesë Kombëtare Popullore, Parlamenti kinez, që do të diskutojë një ligj për ndotjen atmosferike.

NJU DELHI (Indi) – Vizitë shtetërore e presidentit, koreano-jugor, Moon Jae-in në Indi./

/ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.