ANKARA – Tragjedi në Turqi, arrin në 24 të vdekur bilanci pas daljes nga shinat të trenit

ANKARA, 9 korrik /ATSH-AA/ – Sipas vlerësimeve të para të paktën 10 persona kanë humbur jetën ndërsa 318 të tjerë janë plagosur si pasojë e aksidentit hekurudhor në afërsi të një fshati në qarkun Çorlu të provincës Tekirdag në Turqi, njoftoi nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë, Eyüp Gümüş, raporton Anadolu Agency (AA).

Gümüş në deklaratën për AA tha se vazhdon transferimi i të plagosurve nga toka dhe ajri drejt spitaleve në Stamboll dhe Tekirdağ.

“Sipas vlerësimeve të para 10 persona kanë humbur jetën, ndërsa 73 të tjerë janë plagosur. Vazhdojnë punimet tona në lidhje me incidentin”, tha Gümüş duke treguar se në vendin e ngjarjes ndodhen rreth 100 autoambulanca./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.