TURQI – Shkarkohen nga funksioni publik 18 632 zyrtarë

ANKARA, 8 korrik /ATSH-AA/ – Me dekretin e fundit legjislativ 701 i nxjerrë në Turqi në kuadër të ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, 18,632 persona janë hequr nga detyra në institucione të ndryshme publike, ndërsa 148 persona janë kthyer në detyrat e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në fletoren zyrtare është botuar dekreti legjislativ 701 i nxjerrë në kuadër të ligjit të gjendjes së jashtëzakonshme, ku sipas dekretit janë pushuar nga detyra për të mos u rivendosur më në asnjë detyrë publike 18,632 persona të cilët janë përcaktuar nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare se kanë qenë anëtarë në organizata terroriste, grupime apo grupe të cilët kanë kryer aktivitete në dëm të sigurisë kombëtare.

Personat e shkarkuar kanë mbajtur poste në institucione publike si forcat e armatosura, forcat detare, forcat ajrore, në drejtorinë e policisë, komandën e xhandarmërisë, zv.prefektë dhe detyra të tjera të ndryshme në poste publike.

Gjithashtu theksohet se ndaj tyre nuk do të kërkohet ndonjë vendim dënimi dhe nuk do të ripunësohen në institucione publike dhe do t’u hiqen të gjitha gradat apo të drejtat e statusit të punonjësit në institucionet publike.

Nëpërmjet dekretit legjislativ 701 do të rikthyer në detyrë 148 persona brenda një afati 10 ditor. Për këto persona do të paguhen të gjitha të detyrimet financiare dhe sociale që nga dita e pezullimit deri në  ditën e rikthimit në postet e tyre të mëparshme.

Në kuadër të këtij dekreti u janë hequr gradat 35 personave me detyrë në Komandën e Përgjithshme të Xhandarmërisë, 1,167 personave në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë si dhe 324 personave në Forcat e Armatosura të Turqisë, pasi Këshilli i Sigurisë Kombëtare vërtetoi se kanë qenë anëtarë në organizata terroriste, grupime apo grupe që kanë kryer aktiviteteve në dëm të sigurisë kombëtare, apo që kanë dalë në pension ose kanë dhënë dorëheqje për arsye të ndryshme nga detyra e tyre./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.