Shqipëria lider në rajon për mbrojtjen e mjedisit dhe luftën ndaj plastikës

Shqipëria lider në rajon për mbrojtjen e mjedisit dhe luftën ndaj plastikës

Shqipëria është duke u kthyer në lider rajonal të luftës ndaj plastikës. Ornela Çuçi, zv/Ministre e Turizmit dhe Mjedisit bëri të ditur, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se vendi ynë është duke udhëhequr rajonin sa i takon politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe luftës ndaj plastikës, si një nga elementët më të dëmshme për shëndetin e qytetarëve dhe për vetë shkatërrimin e mjedisit.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E diel, 8 Korrik 2018

TIRANË, 8 Korrik/ATSH-Arbi Fortuzi/-  Shqipëria është duke u kthyer në lider rajonal të luftës ndaj plastikës.

Ornela Çuçi, zv/Ministre e Turizmit dhe Mjedisit bëri të ditur, gjatë një interviste për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, se vendi ynë është duke udhëhequr rajonin sa i takon politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe luftës ndaj plastikës, si një nga elementët më të dëmshme për shëndetin e qytetarëve dhe për vetë shkatërrimin e mjedisit.

“Sapo është mbyllur Asambleja e gjashtë ndërkombëtare në Vietnam, ku morën pjesë 128 vende. Kryefjala ishte lufta ndaj plastikës për të gjitha vendet. 16 vende aktualisht i kanë thënë jo plastikës njëpërdorimshe, por jo vetëm qeses, por të gjitha llojeve të plastikës njëpërdorimshe, pra 0 përdorimit të plastikës. BE ka vendosur me një legjislacion të veçantë për të hequr edhe kallamat plastikë. Ndërkohë po vazhdon çdo ditë marrja e masave për plastikën”.

“Në këto 20 vitet e fundit apo 30 vitet e fundit i kemi bërë planetit tonë një dëm të parikuperueshëm që lidhet me plastikën. Masat që duhet të marrin të gjitha vendet lidhen domosdoshmërisht me plastikën. Shqipëria lider në rajon për ruajtjen e mjedisit dhe luftën ndaj plastikës. Kur them lider kam parasysh faktin se duhet të organizojmë konferenca ndërkombëtare me ministrat e mjedisit në rajon, pasi mjedisi është një për të gjithë ne dhe dëmtimi i mjedisit të një vendi ndikon dhe të vendet fqinjë dhe më gjerë. Jemi duke marrë masa të përbashkëta me të gjitha vendet e rajonit për këtë çështje”, tha Çuçi për ATSH.

Ndërkaq, qeveria shqiptare ka marrë vendim që prej datës 4 korrik qeset plastike, njëpërdorimshe nuk do mund të përdoren nga bizneset dhe në rast se vërehet një fenomen i tillë do të gjobiten./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.