Qendrat shëndetësore verore, 5379  vizita mjekësore dhe 146 shërbime

248

TIRANË, 8 korrik /ATSH- I. Vata/ – Në sezonin turistik janë hapur qendrat shëndetësore verore për t’ju ardhur në ndihmë pushuesve vendas e të huaj në të gjithë vijnë bregdetare dhe zonat ku zhvillohet turizmin malor.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vetëm gjatë muajit qershor janë kryer 5379  vizita mjekësore për pushuesit dhe 146 shërbime me autoambulancë.

Qendrat shëndetësore verore kanë qenë inisiativa e qeverisë për të mbuluar të gjithë zonat e pushimit veror me ndihmë shëndetësore.

Në një prononcim për mediat, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu është shprehur se Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror është duke marrë të gjitha masat për të kryer të gjitha inspektimet përsa i përket masave higjeno-sanitaro që duhet të kenë të gjitha subjektet.

Më tej, Ministrja Manastirliu theksoi se në rast se konstatohen pas rekomondimeve të lëna  thyerje të këtyre masave apo mungesë përgjegjshmërie, do të vijojmë me pezullimin e kryerjes së aktivitetit nga këto subjekte me gjoba, por dhe deri në mbyllje të aktivitetit./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.