Pagesa online të detyrimeve tatimore përmes e-Albania

TIRANË, 8 korrik /ATSH- I. Vata/ – Shërbimi e-Albania ka bërë të mundur lehtësimin e punës për bizneset për të bërë pagesa online të detyrimeve tatimore.

Paketa e shërbimeve ka një gamë të gjerë duke garantuar pagesa online shpejt, lehtë dhe në kohë.

Të gjitha tatimet që biznesi i kryente në sportel, me radhë të gjata, humbje kohe dhe shpesh me burokraci, tani mjafton të klikojë në e-Albania  dhe të përmbyllë të gjitha detyrimet.

“Tatimi i mbajtur në burim; Tatimi mbi Vlerën e Shtuar; tatimi i thjeshtëzuar mbi fitimin; atim-fitimi; tatimi i të ardhurave personale; tarifa kombëtare; renta minerare; detyrime globale/penalitete”, janë aktualisht detyrimet tatimore që mundet një biznes të paguaj online./m.m/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.