TOKIO – Reshjet e dendura përmbytin Japoninë, 20 të vdekur

TOKIO, 7 korrik /ATSH-AFP/ – Një stuhi reshjesh të dendura ka përfshirë prej katër ditësh pjesën perëndimore të Japonisë, duke shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke . Për momentin raportohen të paktën 20 të vdekur dhe 1,6 persona kanë marrë urdhër për t’u evakuar nga zonat e prekura.

Autoritetet lokale raportuan për shtatë persona të vdekur, por televizioni publik NHK bënte me dije për 21 të vdekur dhe 47 të zhdukur.

Reshjet e dendura të shiut vijojnë ende sot, kryesisht në zonat e Hiroshimës, Okayamas dhe Kiotos ku janë regjistruar dëme të konsiderueshme, duke ia vështirësuar punën operacioneve të shpëtimit.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe foli për një situatë jashtëzakonisht të rëndë, duke bërë thirrje për përpjekje maksimale për shpëtimin e personave të izoluar nga përmbytjet./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.