Sorensen: Me rëndësi kohëzgjatja në punë e të punësuarve

TIRANË, 6 korrik /ATSH/ – Kohëzgjatja e qëndrimit në punë të të punësuarve në panairet e punës është një nga pikat kryesore të punës së Shërbimit Kombëtar të Punës.

Zv/ministrja e Financave, Danja Sorensen u shpreh se, është e rëndësishme kohëzgjatja e punësimit. Duhet të shohim se sa është kohëzgjatja e të punësuarve”.

“Shërbimi Kombëtar i Punës ka nisur punën në disa elementë, si panairet e punës në Tiranë dhe në 10 qarqe në Shqipëri. Të gjitha zyrat e punës janë trajnuar dhe asistuar sa i përket menaxhimit të performancës. Zyrat janë në proces hartimi të planit të punës për gjatë gjithë vitit”, – tha Sorensen.

“Në muajin korrik janë lançuar programet e punësimit. Procedurat dhe mënyrat e përzgjedhjes janë riparë nga Shërbimi Kombëtar i Punës dhe shpresoj të kemi një ecuri sa më të mbarë”, – tha Sorensen.

/gj.m//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.