SHBA – Hyjnë në fuqi taksat e reja për produktet kineze

UASHINGTON, 6 korrik /ATSH-AFP/ – Taksat e reja doganore amerikane për importet kineze kanë hyrë sot në fuqi në orën 04:00 GMT duke shënuar kështu fillimin e një lufte tregtare mes SHBA-së dhe Kinës, pavarësisht shqetësimeve të kompanive dhe investitorëve.

Pritet që Pekini të kundërpërgjigjet në të njëjtën mënyrë duke miratuar gjithashtu taksa të reja doganore ndaj prodhimeve amerikane.

Presidenti amerikan, Donald Trump kërcënoi disa ditë më parë se do ta rriste në 450 miliardë dollarë vlerën e produkteve kineze pas hyrjes në SHBA, duke përfshirë kështu pjesën më të madhe të importeve të ardhura nga Kina./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.