JAPONI – Ekzekutohen gjashtë anëtarë të sektit Aum për atentatin me gaz sarin

TOKIO, 6 korrik /ATSH-AFP/ – U ekzekutuan sot në Japoni gjashtë ish-anëtarë të sektit Aum, i drejtuar nga guruja Asahara, për implikimin e tyre në atentatin me gaz sarin të kryer në mars të vitit 1995 në metronë e Tokios, njoftoi media lokale.

Zëdhënësi i qeverisë konfirmoi ekzekutimin e Shoko Asahara (me emrin e vërtetë Chizuo Matsumoto), por ende nuk ka dhënë informacione mbi të dënuarit e tjerë me vdekje.

Sekti Aum, ishte një kult i krijuar në Japoni në vitin 1984 nga Shoko Asahara, që propagandonte fundin e botës.

Në vitin 1995 ky sekt zhvilloi një sulm vdekjeprurës në metronë e Japonisë me gaz sarin ku mbetën të vdekur 13 persona, 54 të plagosur në gjendje të rëndë dhe preku 980 të tjerë./ /G.S/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.