Të rinjtë “Ranger” nga Elbasani dhe Vlora, aktivitet sensibilizues në “Karaburun-Sazan”

TIRANË, 5 Korrik /ATSH / -Të rinjtë e dy AdZM-ve, Vlorë dhe Elbasan, zhvilluan një takim në Vlorë me qëllim shkëmbimin e eksperiencave në Parkun Kombëtar Detar “Karaburun- Sazan”.

Ky takim u zhvillua në kuadër të programit të përbashkët “Junior Ranger”, me të rinjtë që janë bërë pjesë e këtij program dhe që shtrihen në mbarë vendin.
Gjatë kësaj vizite të rinjtë u njohën me vlerat natyrore të parkut, karakteristikat tipike të tij, biodiversitetin etj.

Ky aktivitet u zhvillua me mbështetjen e projektit NaturAL. Aktivitete të ngjashme zhvillohen edhe në AdZM të qarqeve të tjera të vendit.

Jemi në stinën e rënies së zjarreve në masivet pyjore dhe një gatishmëri e përgjithshme edhe e këtyre të rinjve do të vlente shumë. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.