SHBA – Presidenti Trump njofton dorëheqjen e ministrit të Mjedisit, Scott Pruitt

UASHINGTON, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot dorëheqjen e Scott Pruitt, ministër i Mjedisit mjaft i kritikuar për shkak të një sërë skandalesh që lidhen me mënyrën e tij të jetesës dhe përdorimin e fondeve publike.

‘’Pranova dorëheqjen e Scott Pruitt nga posti i drejtuesit të Agjencisë për mbrojtjen e Mjedisit (EPA), ‘’, njoftoi Trump në një postim në Twitter pas muajsh spekulimesh në lidhje me të ardhmen e këtij ish-prokurori të përgjithshëm të Oklahomës./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.