PODGORICË – Një tërmet 3,7 ballë Rihter godet Malin e Zi

ROMË, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – Një tërmet me magnitudë 3,7 ballë sipas shkallës Rihter është regjistruar sot gjatë orëve të para të mëngjesit në Malin e Zi.

Epiqendra e tij ishte 12 kilometra nga kryeqyteti Podgoricë, ndërkohë që ipoqendra ishte në një thellësi prej 10 kilometrash.

Për momentin nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.