Një Kupë Bote “europiane”

TIRANË, 5 korrik/ATSH/ Dominimi i ekipeve përfaqësuese europiane ka qenë i dukshëm në këtë Kupë Botërore, pasi gjashtë nga tetë ekipet në çerekfinale vijnë nga kontinenti. Deri në dhjetë ekipe nga raundi i 16 pjesëmarrësve, kanë qenë ekipe europiane dhe vetëm Brazili dhe Uruguaji kishin arritur të kualifikoheshin. Ndërkohë, është e sigurtë se në finalen e Kupës së Botës do të jetë një ekip europian, i dalë mes Kroacisë, Rusisë, Suedisë dhe Anglisë, që do të përballen për atë vend.

Një skenar i ngjashëm u shpalos përsëri në vitin 2006, kur Europa kishte të njëjtin numër përfaqësuesish në çerekfinale. Franca dhe Belgjika i shtojnë ekipet e lartpërmendura dhe vetëm dy nga gjashtë kanë arritur të fitojnë trofeun: Anglia në 1966 dhe Franca në 1998, rastësisht si vende organizatore të turneut. Kroacia, Rusia dhe Belgjika nuk e kanë arritur kurrë atë nëpër gjysmëfinale dhe vetëm Suedia ka arritur në finale të Kupës së Botës, të cilën në fund ia “dorëzoi” Brazilit në vitin 1958. /marca//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.