Neumann: Jo diskriminimit të grave në komentimin e ndeshjeve të futbollit

BERLIN, 5 qershor /ATSH-ANSA/ – E vetmja grua telekroniste sportive e televizionit publik gjermane, ZDF, Claudia Neumann, ka rënë pre e komenteve ironike dhe agresive të disa telespektatorëve gjermanë.

Sot, për herë të parë, ajo ka dhënë një intervistë për gazetën ”Die Zeit”, ku u përgjigjet komentete të helmatisura duke këshilluar autorët e sulmeve “të qëndrojnë më gjatë në shkollë”.

Përmbajtja e kritikave në Twitter shkonte deri tek  “Dua mbrapsht lekët e taksës së televizorit’’ si dhe  fraza të rënda aq sa prezantuesja arriti të denoncojë dy persona.

“Në dukje, disa telespektatorë kanë ende problem me komentimin e ndeshjes së futbollit nga ana e një gruaje”, tha Thomas Bellut, drejtor i ZDF-së.

Claudia Neumann është 54 vjeçe dhe është gazetare në redaksinë sportive të ZDF-së që nga vitet ’90 dhe ka provuar të mos u japë rëndësi kritikave.

“Nuk është fjala për kritika personale ndaj meje, por më shumë për faktin se limiton gratë të kenë hapësirë në ndeshjet e futbollit’’, theksoi Neumann.

”Këta njerëz të bezdisshëm nuk duan të pranojnë ndryshimin e zakoneve të vjetra që ka të bëje me komentuese gra apo të lojtarë homoseksualë”, shtoi ajo./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.