MEKSIKË – Të paktën 12 të vdekur nga shpërthimi i një magazine me fishekzjarre

MEKSIKO, 5 korrik /ATSH-AFP/ – Të paktën 12 persona u vranë sot gjatë shpërthimit të një magazine me fishekzjarre në Tultepec, qytet në veri të Meksikës i njohur për pajisjet piroteknike artizanale, tashmë i prekur nga disa aksidente të ngjashme.

‘’Për momentin kemi informacion për 12 të vdekur. Vura në dijeni ministrin e Brendshëm dhe të Shëndetësisë për të shkuar menjëherë në vendngjarje për t’i ardhur në ndihmë viktimave dhe familjeve të tyre’’, deklaroi guvernatori i Shtetit të Meksikos, Alfredo del Mazo./

/v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.