GREQI – Vuçiç: Marrëveshja Shkup-Athinë lajm i mirë për Ballkanin

SELANIK, 5 korrik /ATSH-MIA/ – Pas takimit në Selanik mes kryeministrave të Greqisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, presidenti serb, Aleksandar Vuçiç deklaroi se në kushtet kur BE-ja nuk vepron gjithmonë këto katër vende veprojnë në mënyrë unike dhe i zgjidhin problemet e kësaj pjese të Ballkanit.

Në këtë kontekst ai u përqëndrua edhe në marrëveshjen për emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.

“Asnjëherë nuk jam përfshirë në çështjet sovrane të vendeve të tjera, gjithashtu as rreth emrit të fqinjit verior. Por, pa dyshim në Serbi, për çdo banor nga vendi ynë i cili sheh se të dyja palët, të cilat kishin qëndrime të kundërta, arritën marrëveshje, ky është një lajm i mirë, një lajm i mirë për të gjithë rajonin”, theksoi Vuçiç.

“Do të doja që në të njëjtën mënyrë të vazhdohet edhe në të ardhmen, duke mos hyrë në interesa më specifike të vendeve”, nënvizoi Vuçiç./  /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.