Nuk i njihnin vitet e punës, pensionistja gjen zgjidhjen nga platforma e bashkëqeverisjes

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155930987846523/

 

TIRANE, 4 korrik/ATSH/- Gjatë dy muajve të llogaridhënies publike ku anëtarët e kabinetit qeveritar së bashku me deputetët zhvilluan qindra takime e mijëra kontakte me njerëzit e zakonshëm, në çdo bashki e njësi administrative të Shqipërisë, janë të shumta rastet  kur qytetarët gjetën zgjidhje të drejtëpërdrejtë për shqetësimet e tyre.

Një rast i tillë është edhe ia pensionistet nga Durrësi, Leze Gjika, e cila gjatë turit llogaridhënës në Durrës i shprehu kryeministrit problemin e saj.

Me 41 vite punë, Gjika tha se kishte tre vite që kishte dalë në pension por që nuk I njihnin vitet ‘74-’92. Duke e ftuar qytetarët që të ankohej në portalin e bashkëqeverisjes, shqiperiaqeduam.al, kryeministri Edi Rama tha se “ me dokumentet e pensionit kemi pasur jo pak raste që janë zgjidhur nëpërmjet platformës së bashkëqeverisjes”.

Menjëherë sapo paraqiti rastin e saj gjatë turit të llogaridhënies në këtë qytet, nga koordinatorët e Zyrës së Bashkëqeverisjes, rasti u mor në shqyrtim. U delegua menjëherë në Institutin e Sigurimeve Shoqërore dhe atje rasti i Gjikës u trajtua dhe rezultoi që pretendimi I saj që masa e pensionit ishte e vogël, duke e krahasuar me vitet e punës që kishte punuar dhe kontributet e derdhura gjatë këtyre viteve, rezultoi të ishte një pretendim i drejtë. Duke filluar që nga muaji korrik, Leze Gjika, jo vetëm që do të marrë pensionin e saktë, por për të gjithë këtë periudhë që ka kaluar, ajo do marrë edhe tepricën kreditore që padrejtësisht i është mohuar.

Në videon e publikuar në facebook, nga kryeministri Rama, Gjika tregon se brenda 6 ditësh I është zgjidhur çështja e njohjes së viteve të punës.

“Zoti Kryeministër, te sigurimet shoqërore duhet vënë dorë. Ne brezi i tretë kemi nevojë. Nuk kam vetëm unë, por ka dhe të tjerë që kanë të tjera pretendime”, u shpreh ajo gjatë takimit të kryeministrit me koordinatorët e Bashkëqeverisjes.

MIRËMËNGJES, dhe me këtë dëshmi nga shumë të tilla gjatë fushatës së Llogaridhënies Publike, duke përshëndetur të gjithë ata që e kanë aq kollaj të shajnë, tallen, shpotisin e përqeshin përpjekjen aspak të lehtë, por këmbëngulëse për t’i dhënë qeverisjes përmasën e halleve e shpresave të njerëzve të zakonshëm, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë “, shkruan Rama në facebook. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.