KINË – ”Baidu” hedh në treg minibusat autonomë

PEKIN, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Gjiganti kinez i internetit ‘’Baidu’’ njoftoi sot fillimin e prodhimit në shkallë të gjerë të minibusit të parë autonom të Kinës, që do të përdoret në qendrat turistike dhe aeroporte.

”Automjeti i 100 sapo doli nga linja e prodhimit”, u shpreh drejtori i përgjithshëm i kompanisë, Robin Li lors gjatë një konference shtypi në Pekin.

‘’2018-a do të jetë viti i parë i hedhjes në treg i mjeteve autonome. Me këtë prodhim industrial të minibusit ’Apolong’ mundemi me vërtetësi të parashikojnë progreseve të mëdha të realizuara në këtë fushë”, deklaroi Li.

Automjeti ka 14 ulëse dhe një gjatësi rreth sa një e treta e autobusëve normalë. Nuk është i pajisur as me timon, vend për drejtuesin e mjetin apo pedale.

Të projektuar në bashkëpunim me prodhuesin kinez të autobusit ‘’King Long’’, minibusët do të përdoren së shpejti në qendrat turistike, aeroporte, dhe në disa qytete si Pekini, Kantoni dhe Shenzhen (jug)./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.