Jorgensen kërcënohet në rrjetet sociale

MOSKË, 4korrik /ATSH-ANSA/ – Federata Daneze e Futbollit ndërhyri në mbrojtje të sulmuesit të kombëtares Nicolia Jorgensen duke dënuar kërcënimet me vdekje dërguar këtij të fundit në rrjetet sociale, pas disfatës kundër Kroacisë në raundin e dytë.

“Ndaloni, pasi komuniteti ynë nuk pranon kërcënime me vdekje ndaj yjeve të futbollit, politikanëve apo njerëzve të tjerë, është absolutisht e papranueshme, dhe  ne do të shkojmë në polici t’i japim fund kësaj çmendurie”, u shpreh federata në Twitter.

Gjatë ndeshjes kundër Kroacisë, Jorgensen humbi një penallti, që përcaktoi eliminimin e Danimarkës nga Kampionati Botëror./  / os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.