Inflacioni drejt objektivit, regjistroi vlerën 2.1% në muajt prill e maj

TIRANË, 4 korrik /ATSH/- Inflacioni po shkon drejt objektivit të Bankës së Shqipërisë ndërsa regjistroi vlerën 2.1% në muajt prill e maj, kundrejt normës mesatare prej 1.9% të regjistruar në tremujorin paraardhës.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë u shpreh sot në një konferencë për shtyp se, rritja e inflacionit ka ardhur nga rritja e çmimeve të artikujve joushqimorë dhe e shërbimeve të strehimit.

Nga këndvështrimi makroekonomik, vuri në dukje ai, inflacioni vijon të ndikohet në masë thuajse të njëjtë nga rritja e kostove të prodhimit dhe nga inflacioni i importuar.

Megjithatë, theksoi Sejko, analizat e BSH-së tregojnë se të dy këta komponentë janë prekur tashmë nga mbiçmimi i kursit. e.xh/.j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.