6 lëkundje tërmeti, 40 banesa të dëmtuara në tre qarqe

TIRANË, 4 korrik/ATSH/.- Në Shqipëri gjatë ditës së sotme janë regjistruar 6 lëkundje sizmike nga ora 11:08 deri në orën 13:35.

Ministria e Mbrojtjes në një njoftim për shtyp bëri të ditur se “nga informacionet e deritanishme, nuk rezulton të ketë dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Konkretisht, janë regjistruar deri më tani 40 banesa të plasaritura si pasojë e lëkundjeve në qarqet Elbasan, Tiranë dhe Durrës.

Sipas MB-së, nga komunikimi me qarqet Fier, Shkodër, Vlorë, Lezhë, Berat, Kukës etj. nuk janë raportuar dëme në objekte dhe lëndime në njerëz./k.s/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.