Suedia kualifikohet me vështirësi pas fitores 1-0 me Zvicrën

SHËNPETERBURG, 3 korrik /ATSH/ – Suedia arrin të vazhdojë aventurën e saj në Kupën e Botës pas një fitore të vështirë kundër Zvicërs 1-0.

Golin për suedinë e shënoi Forsberg në minutën 66-të.

Ndonëse Zvicra e dominoi lojën 64% me 36% të mbajtjes së topit dhe 18 gjuajte kundrejt 11 për Suedinë kjo nuk do të mjaftojë që të fitojë dhe të vazhdojë aventurën e saj në Botërorin 2018. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.