STRASBURG- Tajani falenderon Bullgarinë për bashkëpunimin gjatë presidencës së BE

STRASBURG ,3 korrik /ATSH-ANSA/ –  Presidenti i Parlamentit Europian, Antonio Tajani falenderoi Bullgarinë, mbajtësen e presidencës së radhës të BE-së, që përfundoi më 30 qershor, për bashkëpunim të frytshëm me Parlamentin Evropian.
Tajani rikujtoi nismën e çuar përpara nga Sofja për Ballkanin Perëndimor dhe gjithashtu “përpjekjet e bëra nga presidenca bullgare për reformën për azilin”.
Ndër të tjera, Tajani u shpreh se ”i kishte kërkuar kryeministri bullgar Bojko Borisov për të vazhduar në të ardhmen këshillat për të mbështetur nismat e Parlamentit Europian për të arritur te një marrëveshje sa më shpejt të jetë e mundur mbi azilin’’, si një fenomen për t’u zgjidhur në BE./  /os/ a.jor.
Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.