ROMË – Italia ofron 12 anije për rojat bregdetare libiane

119

ROMË, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria italiane vendosi dje në mbrëmje të ofrojë 12 anije për rojat bregdetare libiane për t’i ndihmuar të luftojnë kundër përpjekjeve të migrantëve për të shkuar në Itali nëpërmjet brigjeve libiane.

”E miratuar në formën e një dekretligji gjatë një mbledhjeje të Këshillit të Ministrave, që u zhvillua dje në mbrëmje, kjo masë parashikon të riforcojë kapacitetin operacional të autoriteteve bregdetare libiane për të garantuar menaxhimin korrekt të dinamikave të fenomenit migrator”, sipas një komunikate zyrtare italiane.

”Dekretligji i jep proritet nevojës për të luftuar kundër trafikut të qenieve njerëzore, shpëtimit të njerëzve në det dhe uljes së presionit migrator”, vijon komunikata.

Disa orë pas këtij njoftimi, marina libiane ka njoftuar për mbytjen e një anijeje tjetër në të cilën 63 imigrantë rezultojnë të zhdukur duke e çuar në 170 persona numrin e të zhdukurve që prej së premtes./ /ec/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.