MOSKË, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Reali i Madridit përgënjeshtroi zërat për një ofertë të bërë në drejtim të Paris Saint-Germain për yllin brazilian Neymar.
‘’Reali nuk ka bërë asnjë ofertë, as për PSG dhe as për lojtarin’’, shkruan klubi spanjoll në web-in e tij, duke përgënjeshtruar një njoftim të televizionit publik spanjoll TVE.
Të hënën në mbrëmje, TVE kishte njoftuar për një ofertë prej 310 milionë eurosh të klubit madrilen drejtuar PSG për brazilianin, i cili në mënyrë të vazhdueshme bëhet objekt i zërave në median spanjolle për një transferim të mundshëm te Reali.
‘’Ky informacion është krejtësisht i pavërtetë’’, shkruan Reali duke siguruar se nuk është konsultuar për një gjë të tillë./ /v.b/ a.jor.